Telegrafi

Katërvjeçarja eci tetë kilometra në minus 24 gradë nëpër lumin e ngrirë të Siberisë, për të kërkuar ndihmë për gjyshen (Foto)

Një vajzë katërvjeçare, ka ecur tetë kilometra nëpërmjet një lumi të ngrirë në malet e Siberisë që frekuentohet nga ujqit, për të kërkuar ndihmë për gjyshen e cila papritmas ndërroi jetë.

Vogëlushja Saglana Salchak nuk kishte hezituar që të dalë në minus 24 gradë celsius, për të kontaktuar me fqinjin më të afërt që ta ndihmojnë rreth gjyshes së saj të vdekur, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte zgjuar herët si gjithnjë dhe kishte vrapuar në dhomën e gjyshes për ta përqafuar – por e kuptoi se 60-vjeçarja ishte shumë e “ftohtë”. Salchak menjëherë ia kishte bërë me dije gjyshit të saj se gjyshja mund të ketë vdekur.

Por edhe pse ishte ora gjashtë e mëngjesit, gjyshi e kishte këshilluar që të kërkojë ndihmë tek fqinjët të cilët ishin tetë kilometra larg, dhe kështu u detyrua të përshkonte lumin e ngrirë në të cilin mblidhen tufa të ujqve.

Edhe përkundër gjitha sfidave, vogëlushja ka arritur ta kryej misionin e dhënë nga gjyshi dhe kështu fqinjët arritën të shfaqen në dyer, për ta ndihmuar që të kryejnë ritet fetare dhe varrimin e gjyshes që e kishte rritur. /Telegrafi/