Ky është një moment i pazakontë, kur një burrë fillon të grindet me një 4-vjeçar i cili tenton t’ia vjedh paratë të cilat i nxjerr nga bankomati.
Por kur i dështon misioni me burrin, ai i “vërsulet” një gruaje e cila gjithashtu po tërhiqte para nga bankomati, por edhe me të nuk dështon, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment duket se kishte gjetur personin e “duhur” të cilin e pret derisa i nxjerr paratë, dhe një moment i shpërqendrimit i kushtoi me humbjen e përkohshme 97 dollarëve.
Vogëlushi arrin t’ia vjedh nga dora dhe të largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ndërkaq viktima Juan Albert Ibarra i vihet pas, dhe arrin ta zë e t’ia marr paratë.
Por, vogëlushi nuk ndjente fije turpi dhe vazhdon të provoj fatin me persona tjerë, siç edhe mund të shihet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda bankës. /Telegrafi/