Site icon Telegrafi

Katërvjeçari nuk mund të “largonte gjumin” në klasë – madje edhe kur mësuesja i tha se “ishte koha për të shkuar në shtëpi” (Video)

Ky djalë i vogël ka provokuar buzëqeshje në shumë përdorues të rrjeteve sociale, pasi një video e publikuar tregon se si ai po përpiqej të qëndronte zgjuar gjatë mësimeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katërvjeçari Zhou Zichen shihet duke u “lëkundur” derisa ulet në klasën e tij në një çerdhe në Kinë.

Madje, siç thuhet tutje, fëmija i përgjumur nuk u zgjua edhe kur mësuesja e tij thërriste me zë të lartë emrin e tij.

E prekur nga nxënësi, mësuesja u përpoq pastaj t’i tregonte atij se mësimi kishte përfunduar dhe se ‘ishte koha për të shkuar në shtëpi’, por djali vazhdoi të bënte të njëjtën gjë.

Sipas mediave lokale, Zichen është një nxënës në një çerdhe në Qingyang, provinca Gansu të Kinës veri-perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version