Telegrafi

Katërvjeçari në rehabilitim për shkak të varësisë ndaj duhanit

Babai, nga qytetit Gaoxiong, ka filluar të dërgojë djemtë e tij, të moshave nëntë e katër, në një qendër rehabilitimi, pasi që i ka zënë duke i vjedhur cigaret e tij.

"Përgjigjja ishte ajo ishte që e pritja, por më e vështira për ta pranuar", ka thënë ai për gazetën kineze China Times.

Djemtë pranuan vjedhjen dhe kanë thënë se e kanë bërë atë sepse mendonin që babai i tyre dukej “cool’ kur pinte duhan.

Katërvjeçari pranoi se ai shtynte vëllain e tij për të huazuar cigare nga shokët e tij të klasës kur nuk arrinin të vidhnin ndonjë nga babai i tyre.

Babai ka filluar t’i dërgojë djemtë e tij në një qendër rehabilituese për t’i shëruar nga varësia ndaj nikotinës. Megjithatë, Qendra e ka kritikuar atë për dështim për t’u trajtuar së bashku me fëmijët.

Doktoresha Xue Guangjie ka thënë se babai ka ardhur vetëm në dy seanca dhe ka shtuar: "Mënyra më e mirë për të larguar një ves të fëmijës është tu paraqesësh atyre një shembull të mirë".