Site icon Telegrafi

Katërvjeçari mbijeton rënien prej 30 metrash

Saad Mohamad Shehzad ka rënë prej 30 metrash nga banesa e prindërve të tij në Abu Dhabi në një automjet të parkuar të tipit Lexus.

Djaloshi është ngjitur në karrige në afërsi të dritares së hapur dhe ka provuar të mbështet në xham, por nuk e ka vërejtur që dritarja është çelë.

Pas rënies, ai ka qëndruar për pesë minuta pa vetëdije, ndërsa pas këndelljes ka filluar të qajë.

Mjekët e kanë mbajtur në spital dhe e kanë përcjellë për 48 orë dhe pastaj e kanë lëshuar të shkojë në shtëpi.

Exit mobile version