Site icon Telegrafi

Katërvjeçari ftohet të bashkohet në Mensa

Harry, i cili e ka ditur alfabetin mbrapsht kur i ka pasur vetëm dy vjet, mund të llogaris dimensionet e rrathëve dhe të llogaris numra brenda pak sekondash.

Duke marrë parasysh se në një seri të testeve të inteligjencës ai ka shfaqur intelekt mbresëlënës, Harry është ftuar t’i bashkohet Mensas..

Harry jeton me prindërit e tij, babën 35-vjeçar Simon dhe nënën 29-vjeçare Michelle në Ash të Anglisë. Babai i tij që prej fëmijërisë së hershme të Harryt ka vërejtur se djaloshin e intereson shumë matematika.

"Ai është asi lloj fëmije i cili kur ju pyet pse qielli është i kaltër, e ju i thoni sepse reflekton ngjyrën e detit, ai nuk do të jetë i kënaqur me kaq. Atëherë ai do të iu pyet: ‘E pse deti është i kaltër?’ Është shumë këmbëngulës dhe kureshtar", ka thënë babai i tij për gazetën e përditshme britanike Daily Telegraph.

Vetëm 0.1 për qind e popullatës në botë kanë IQ mbi 140.

Exit mobile version