Një djalë katërvjeçar është duke luftuar për jetë, pasi ra nga kati i tretë i apartamentit derisa po lunte me lodra në tarracë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushi Ahmet Bayindir përplaset në trotuar, ku si pasojë ka rënë në koma dhe ka pësuar lëndime të rënda në tru dhe ka thyer qafën, transmeton Telegrafi.
Ky djalë i vogël ishin në apartamentin e tij në Turqi, dhe në një moment derisa po luante në tarracë humbi baraspeshimin dhe u rrëzua.
Kalimtarët e rastit mbetën të shokuar, kur panë vogëlushin e përplasur në trotuar dhe menjëherë vrapuan për ta ndihmuar.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në provincën turke Van në pjesë lindore të vendit, ndërsa Ahmet është dërguar me urgjencë në spital dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike në qendër e kujdesit intensiv. /Telegrafi/