Site icon Telegrafi

Katërvjeçari bëri një xhiro me makinën e gjyshit

Për fat djaloshi nuk pësoi, vetëm se frikësoi mysafirët e restorantit të cilët e panë nga brenda se një makinë po vinte në drejtim të tyre.

“Për shkak të gjatësisë së tij prej 107 centimetra ishte e pamundur për të që në të njëjtën kohë të shtypte pedalet dhe ta shikonte rrugën”, thuhet në raportin e policisë.

Në pyetjen se për ku ishte nisur, djaloshi filloi të bërtiste: torta, torta. Babai i tij Kreshmen Dodaj (23 vjeçar) i tha gazetës zvicerane Blick se djaloshit i kishin premtuar një tortë për ditëlindje, kështu që djaloshi ishte nisur drejtë ëmbëltores. /Telegrafi/

Exit mobile version