Site icon Telegrafi

Katërvjeçari bëri 1.482 pompa për 40 minuta

Djaloshi nga India perëndimore filloi të bëjë pompa prej se ishte dy vjeç dhe i pëlqejnë aq shumë sa që thuhet se ai kalon më shumë kohë në dysheme sesa diku tjetër. Duke u rritur, ai bënte gjithnjë e më shumë pompa, derisa prindërit më në fund nuk e pyetën nëse dëshironte ta thyente rekordin botëror.

Nëna e katërvjeçarit shpejt mësoi rekordin ekzistues të numrit më të madh të pompave në një kohë të caktuar dhe organizoi në klubin lokal të fitnesit performancën e djalit të saj për ta thyer rekordin. Ronak Vitha bëri 1.482 pompa për 40 minuta gjë që është vërtetuar edhe nga juria e librit indian të rekordeve. /Telegrafi/

Exit mobile version