Një vajzë katërvjeçare që kishte ngecur e varur në kulmin e një spitali në Tajlandë, është shpëtuar fal fustanin që i kishte ngecur në shkronjat e emrit të spitalit.
Vajza i shpëtoi vdekjes kur fustani iu kapë në shkronjat e spitalit që ishin të vendosura në pjesën anësore të kulmit, transmeton Telegrafi.
Me të parë se nuk mund të qëndrojë edhe gjatë e varur, ekipet e zjarrfikësve intervenuan duke përdorur shkallët elektrike për ta shpëtuar.
Identiteti i vogëlushes nuk është zbuluar, por siç raportojnë mediat tajlandeze ajo po ndiqte një hardhucë kur rrëshqiti nga kulmi i ndërtesës dhe përfundoi e varur në shkronja.
Para se të ngjitej në kulm, ajo ishte e shoqëruar nga i ati që kishte shkuar në spital për një kontroll rutinore. Megjithatë, ai kurrë nuk do ta kishte besuar se do të detyrohet ta lë në gjysmë kontrollin për të vrapuar tek vajza që po luftonte me jetë. /Telegrafi/