Telegrafi

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Danimarkë U21 – Kazakistan U21

Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë një tjetër ndeshje ndërkombëtare.

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 ndërmjet Danimarkës dhe Kazakistanit (U21).

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Besfort Kasumi.

Kjo ndeshje zhvillohet më 4 qershor në orën 15:00 në stadiumin e Vejljes.

Delegimi i radhës nga UEFA i gjyqtarëve kosovarë edhe një herë dëshmon punën e mirë të tyre dhe rritjen e besueshmërisë tek organet e shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/