Site icon Telegrafi

Katërqind e pesëdhjetë drerë dhe derra janë therur në një ambient të rrethuar – që ka nxitur reagimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve

Gati 450 drerë dhe derra të egër janë therur në një gjueti të vetme në Spanjë, ndërsa ambientalistët kritikojnë atë që e kanë quajtur ‘orgji e gjakut dhe vdekjes’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, therja masive ndodhi në një gjueti tregtare në pronën private Los Posteruelos në Villaviciosa de Córdoba, pranë kodrave Andaluziane.

Kështu, 447 kafshët u mbyllën me gardhe, në mënyrë që të mos mund t’i shpëtonin “të shtënave” nga 70 gjuetarët që merrnin pjesë.

Grupet e të drejtave të kafshëve thonë se përdorimi i gardhit është joetik dhe e kanë dënuar gjuetinë pasi imazhet e kufomave të kafshëve u shpërndanë në internet.

Çdo gjuetar vrau rreth gjashtë ose shtatë kafshë, një shifër shumë më e lartë se në gjuetinë mesatare të një dite, thonë ata.

Manuel Gallardo, president i Federatës Mbretërore Spanjolle të Gjuetisë, i tha El Mundo se gjuetia në shkallë të gjerë është ‘e nevojshme për shkak të tepricës së specieve’.

Por Joaquín Reina nga Ekologët në Veprim tha se masakra do të ishte e pamundur në një pronë të hapur, duke thënë: ‘Mbrojtja e vetme është arratisja dhe kjo zvogëlohet absolutisht nga një pengesë teli’.

Por Gallardo argumentoi se kafshët duhej të vriteshin për të ‘ruajtur ekuilibrin në mjedis’. /Telegrafi/

Exit mobile version