Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV sot votoi raportin, në të cilin thuhet se Katerina Dimitrovska do të jetë deputete në Kuvend deri në fund të mandatit sipas Kodit Zgjedhor, në vend të Marija Mitevës nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se seanca e 114-të është thirrur pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, me të cilin i ka njoftuar se Kuvendi e ka konfirmuar ndërprerjen e mandatit të deputetit Miteva, i cili është zgjedhur nga Lista e kandidatëve për deputetë për Njësinë Zgjedhore 1 e ka dorëzuar Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM.
“Sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë e njoftoi kandidaten e radhës, Katerina Dimitrovska, nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga njësia zgjedhore numër 1, nga i njëjti parashtrues i autorizuar – Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”. KSHZ-ja ka marrë njoftim me shkrim se kandidatja e radhës, Katerina Dimitrovska, e pranon mandatin për deputete në Kuvend për pjesën tjetër të mandatit në përputhje me Kodin Zgjedhor”, informoi Kondarko.
KSHZ-ja njëzëri votoi për raportin dhe konkludoi që ai të dorëzohet në Kuvend, për të vazhduar procedurën për verifikimin e mandatit të Katerina Dimitrovskës./Telegrafi/