Telegrafi

Katër yjet që Ten Hag i donte tek Man Utd por klubi nuk ia plotësoi dëshirat

 Katër blerjet e preferuara të Erik Ten Hag tek Manchester United janë zbuluar sipas një raportimi të fundit. Pas një rishikimi të plotë të sezonit, drejtuesit e klubit morën vendimin që Ten Hag të mbetej pjesë e “Djajve të Kuq”.

Dy palët ndihen se janë në të njëjtën faqe dhe po shikojnë të zgjasin kontratën e Ten Hagut përtej vitit 2025.

Sidoqoftë është raportuar se Ten Hag nuk do të ketë fjalën kryesore kur bie puna tek blerjet, pasi nuk ka qenë aq i suksesshëm në atë drejtim.

The Athletic ka raportuar se kanë qenë katër yje që Ten Hag deshi t’i transferonte tek Unitedi por nuk ia doli.

Gjatë sezonit të tij të parë në krye, Ten Hag ishte i etur që ta transferonte Cody Gakpon nga PSV i cili ishte në dispozicion për 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Manchester United arrin marrëveshje me sensacionin e rivalit të Ligës Premier

Teknikut holandez i pëlqeu fakti se bashkëkombasi i tij mund të luajë në disa pozicione të ndryshme dhe dëshiroi transferimin e tij dhe të Antonyt, ani pse Unitedi mund të përballonte transferimin e vetëm njërit prej tyre, dhe në fund vendosën ta transferojnë këtë të fundit nga Ajaxi për 86 milionë euro.

Gakpo iu bashkua Liverpoolit në janar dhe në afatin e dytë kalimtar veror, Ten Hag kërkoi me çdo kusht transferimin e Harry Kane pasi u bë evidente që ai do të largohet nga Tottenhamit.

Por drejtorët e United refuzuan të futen në negociata me Daniel Levy dhe besuan se nuk ia vlen që të shpenzohej një shumë marramendëse për transferimin e anglezit.

Në vend të kësaj ata paguan 72 milionë euro për të siguruar shërbimet e Rasmus Hojlund, i cili shënoi 16 gola në sezonin e tij debutues./Telegrafi/