Kanë kaluar dhjetë vjet që nuk është aktive në muzikë.
Por, Adea Pula është një ndër fytyrat më të dashura për publikun që nga koha kur ishte fëmijë.
Bukuroshja tashmë ka publikuar një fotografi në llogarinë personale teksa bënë të ditur se ka diplomuar.
Në fakt, Adea pohon se brenda katër vjetëve është regjistruar në tre universitete të ndryshme dhe më në fund ka diplomuar.
“Katër vjet, tre universitet, dy shtetet të huaja, një diplomim dhe një vajzë tejet e lumtur”, ka shkruar Adea në llogarinë personale në Instagram.
Megjithatë, Adea nuk ka treguar se cili është profesioni i saj pas asaj që për një kohë kishte provuar veten si këngëtare.
Ndryshe, mbetet të shihet nëse bukuroshja do t’i kthehet botës së muzikës apo do të nis një jetë të re. /Telegrafi/