Site icon Telegrafi

Katër vjet pasi dështoi në testin e topit të çeliktë, Tesla teston xhamin e Cybertruckut me top bejsbolli

Në vitin 2019, dizajneri kryesor i kompanisë Tesla-s, Franz von Holzhausen u mundua të demonstronte xhamin e fortë të Cybertruckut duke e goditur me një top të çeliktë që rezultoi në demonstrim të shtuar.

Kjo pasi xhami i Cybertruckut ishte plasaritur plotësisht me dëme të mëdha dhe vetë ky dështim kishte bërë xhiron në internet, transmeton Telegrafi.

Tani, pas katër vjetësh, pasi u lansua zyrtarisht kamionçina e Tesla-s, von Holzhausen i dha një tjetër mundësi duke e testuar përsëri xhamin e Cybertruckut.

Por, ironia qëndron se kësaj here e testoi me top bejsbolli. Normalisht, nuk kishte pasur ndonjë dëm apo plasaritje në xhamin e kamionçinës së Tesla-s.

Lexo po ashtu Tesla teston durueshmërinë që ka Cybertruck ndaj plumbave duke e qëlluar automjetin me një armë Tommy – ky është rezultati

Një muaj më parë, Tesla ka testuar durueshmërinë e Cybertruckut duke e qëllua automjetin me armë Tommy. /Telegrafi/

Exit mobile version