Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej katër vjet e gjysmë dy të akuzuarit N.G. dhe A.F. për veprën penale fajde sipas Kodit Penal të Kosovës.
I akuzuari N.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tre mijë euro.
Ndërsa, i akuzuari tjetër A.F. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro.
Të akuzuarve N.G. dhe A.F. në dënimin me burg do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.