“Me lejo ta di së çfarë niveli të arsimit ka, do të tregoj së për çfarë shteti behët fjalë”, kështu thotë një fjalë e urtë. Kjo fjalë më së miri tregon, raportin ndërmjet shtetit dhe arsimit brenda një vendi. Ndërsa si nivel më i lartë i arsimit të një vendi është universiteti. Ne patëm rastin që brenda dy ditëve t’i festojmë ditëlindjet e këtyre dy “institucioneve” jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e shoqërisë e tonë.
Edhe universiteti edhe shteti nëse i numërojmë vitet e jetës së tyre na dalin shumë të njoma. Kombi shqiptar po e feston ditëlindjen e katërt të shteti të dytë në njëqindvjetorin e themelimit të shtetit të parë shqiptarë. Më gjithë sfidat, ngecjet, vështirësitë, pas katër viteve jemi një shtet që është njohur nga 88 vende të botës, duke përfshirë këtu (në 88-shën), shtetet më demokratike të botës. Krahas atyre ngecjeve dhe vështirësive kjo shifër na tregon edhe anën pozitive, pa dashur te bëjë ndonjë balancim tjetër, mes suksesit dhe dështimit.
Shikuar nga një kënd i përgjithshëm krijimi i shteteve nacionale në shumicën e rasteve erdhi pas ngjarjeve të mëdha globale. Si: 1. Një nga to mund të themi se pas revolucioneve në fund të shekullit XIII, dhe fillim të shekullit XIX, u formuan shumë shtete kombëtare në Evropën perëndimore, p.sh (Franca, Anglia etj). 2. Dobësimi dhe rënia e perandorive botërore (Osmane, Habzburge), krijuan formimin e shumë shteteve kombëtare ne Evropë. Shkatërrimi i Perandorisë Osmane mundësoi formimin e shteteve kombëtare sidomos në Ballkan si: Greqia 1832, Rumania 1878, po ashtu edhe Bullgaria, kongresi i Berlinit i vitit 1878 njohu edhe Serbinë, Malin e Zi. Në këtë cikël Shqipëria shpalli pavarësinë e saj vetëm më 1912 (e njohur me konferencën e Londres1912-1913). 3. Një ngjarje tjetër e madhe (vitet e 90 të shekullit XX) që solli krijimin e shteteve te reja ishte rënia e komunizmit dhe shkatërrimi i Jugosllavisë. Nga shteti i Çekosllovakisë u formuan dy shtetet nacionale Çekia dhe Sllovakia. Shkatërrimi Jugosllavisë solli formimin e shtetit Slloven, Kroat, Boshnjak, Maqedonë, Malazez, dhe në fund 2008 shtetin e dytë shqiptar Kosovën.
Kjo strukturë analitike e formimit të shteteve kombëtare në rrafshin global, nuk kishte për qëllim një analizë shkencore për periudhat e formimit te këtyre shteteve, por vetëm një dëshmi së në të dy ciklet që ne formuam shtetet tona ishim të fundit, në “përfitimin” nga këto ngjarje të mëdha globale. A mundë të jetë një fakt ky qe ne ishim të “vonuar” në vetëdijesimin, organizimin, perceptimin kolektiv në të dy rastet? A duhet që të na shërbej kjo që të mos vonohemi prapë? Mendoj se më shumë se sa ne një komb tjetër nuk duhet vejë në veprim thënie latine “Historia është mësuesi më mirë i jetës”.
Sidoqoftë, jemi në përvjetorin e katërt e shtetit të tonë. Një rolë të madh në krijimin e tij pati Universiteti i Prishtinës, që dy ditë më parë festoi 42 vjetorin e lindjes së tij. Ky universitet krijoj superstrukturën shoqërore që e udhëheq popullin drejt krijimit të shtetit. Nga sallat, kabinetet, dhomat e konvikteve, të këtij universiteti u projektuan, demonstrata, protesta, që dridhen themelet e përgjakura të një shteti që Evropës perëndimore demokratike i shitej si shtet neutral dhe liberal. Demonstratat e vitit 1981 që u organizuan nga studentë e profesorë filluan ta zhveshin në sytë e botës shtetin Jugosllavë. Nëse analizojmë veprimtarinë dhe aktivitetin e pjesë dërmuese të studentëve dhe profesorëve të këtij universiteti, do të mund të konstatojmë se misioni i vërtet i këtij institucioni ishte, krijimi i shtetit të Kosovës. Për veprimtarinë e tij, u ndëshkua nga regjimi serb. Studentë dhe profesorë për realizimin e misioni të tyre të vërtetë, u keqtrajtuan, u burgosën, u rrahën, e në shumë raste edhe u vranë. Për këto 42 vjet jetë, ai vendosi bazën e shtetit të tonë.
E nëse nisemi nga një fjalë popullore e jona se “E mira e ka të mirën”, atëherë del se shteti i ka borxh këtij institucioni. Universiteti i Prishtinës në vizionin e tij ndër të tjera ka edhe përgatitjen e kuadrove shkencore, prefosionale, të gatshme për tregun ndërkombëtar të punës. Realizimi i një synimi të tillë nuk arrihet, në kushte çfarë funksionon sot Universiteti i Prishtinës. Rruga e këtij universitetit kalon nëpërmjet deklaratës së Bolonjës të vitit 1999. Mirëpo arritja e standardeve dhe plotësimi i kritereve që dalin nga kjo deklaratë për Universitetin e Prishtinës janë vështirë të realizuara pa një përkrahje të fuqishme të shtetit. Përmes kësaj deklarate të nënshkruar nga 29 ministra të arsimit të shteteve Evropiane, rriten mundësitë e bashkëpunimit, afrimit, të sistemeve dhe standardeve kombëtare të arsimit. Kjo deklaratë promovon një unifikim, dhe parime të përbashkëta të nivelit universitarë dha pasuniversitarë të studimeve ne Evropë.
Realizimi i këtij qëllimi nga ana e universitetit të Prishtinës është alternativa e vetme. Mirëpo gjendja e përgjithshme financiare, infrastrukturore, kadrovike, nuk garanton një realizim të shpejtë të këtij synimi nga ana e UP-së. Prandaj mendoj së është momenti që shteti përmes organeve të tij t’i ofrojë ndihmë në këto momente. Nuk mendoj së është një politikë e qëlluar, nga institucione tona për themelimin e universiteteve nëpër qendrat kosovare. Si duket e gjithë energjia e qeverisë, MASHT-it, po derdhet në këtë drejtim. Mendimi im është se nuk kemi nevojë që bëjmë universitete aq sa kemi pika të shitjes së karburanteve në vendin tonë. Për qëndrimin që duhet të kenë udhëheqja kosovare ndaj arsimit në përgjithësi do ta citoj një thënie të ish presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë SHBA-së, z. Lyndon B Johnson: “Në tavolinën ku unë qëndroj kamë mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigjja për të gjitha problemet tona kombëtare-problemet e botës-sillet në një fjalë të vetme. Ajo është fjala arsim”. Prandaj të mësojmë nga historia si mësues i jetës –“mos të vonohemi”.