Gjykata ka sjellur aktvendimin prej katër vitesh burg për të akuzuarin Pançe Angellov, i cili më 27 prill në Kuvendin e Maqedonis shfaqi dhunë mbi Radmilla Sheqerinskën.
Para marrjes së vendimit, Angellov në seancën e kaluar pranoi fajin, ndërsa gjykata mori parasysh edhe rrethanat se vepra është kryer në vend publik.
I akuzuari Angellov pas sjelljes së vendimit tha se dënimi është shumë i lartë dhe se do të ankohet tek Gjykata e Apelit./Telegrafi/