Tre të rinj kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në lindje të Maqedonisë.
Sipas njoftimeve të para të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në fshatin Budinarci të Berovës, kur makina e tipit “Audi” me targa sllovene është përplasur me një kamion dhe më pas ka humbur drejtimin duke rënë në humnerë. Në këtë aksident fatal kanë humbur jetën tre të rinj, të cilët ishin në makinë.
Në aksidentin e dytë që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, jetën e ka humbur këmbësori Ekrem Jonuzi. Ai u përplas nga makina që drejtohej nga 32 vjeçari Samir S. nga Tetova. Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
MPB theksoi në të dyja rastet ekipet policore kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe pritet të jepen detaje. /Telegrafi/