Site icon Telegrafi

Katër viktima dhe 29 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 362 teste për Covid-19, prej të cilëve 29 raste kanë rezultuar pozitive.

Prej tyre 11 janë nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 3 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 6 nga Velesi dhe 3 nga Koçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 1494, ndërsa raste aktive ka 606.

MSH gjithashtu informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, 3 nga prilepi të moshës 55 dhe 87 vjeçare dhe një nga Koçani i moshës 62 vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version