Site icon Telegrafi

Katër viktima dhe 141 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.006 teste, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-51, Kumanovë-19, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-6, Tetovë-6, Strugë-16, Veles-2, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Radovish-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Berovë-1, Vinic-2, Dellçev-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Negotinë-1.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 93 pacientë të shëruar nga: Shkupi-25, Shtip-33, Prilep-1, Tetovë-10, Veles-2, Manastir-7, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Kërçovë -11.

Katër pacientë ndërruan jetë, dy pacientë nga Shkupi (54 dhe 55), një pacient nga Kavadari (69) dhe një pacient nga Sveti Nikollë (70). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.653 persona./Telegrafi/

Exit mobile version