Telegrafi

Katër vetura të reja kanë arritur në Gran Turismo 7

Përditësimi i ri mujor solli një surprizë për fansat e Gran Turismo 7.

Bëhet fjalë për përditësimin 1.25, i cili sjell katër vetura të reja duke përfshirë dy Nissan, Mazda Roadster dhe Maserati Merak. Përveç kësaj, dy vendndodhje të reja fotografish janë në dispozicion të lojtarëve.

Nissan GT-R NISMO GT3, Nissan Skyline 2000GT-R, Mazda Roadster NR-A dhe Maserati Merak SS kanë mbërritur në Gran Turismo 7. Ndërsa tre veturat kanë qenë pjesë e titujve të mëparshëm Gran Turismo, kjo është paraqitja e parë për Maserati klasik. Merak SS ka një motor V6 që zhvillon 218 HP.

Sa i përket Mazdas, nuk është MX-5 i zakonshëm i gjeneratës së pestë me ngjitëse, por një veturë sportive e fokusuar në pista me modifikime që e bëjnë atë më të mirë se versioni i fabrikës.

Këto përfshijnë frena më të mëdha, një radiator më të madh, pezullim adaptiv Bilstein dhe më shumë.

Nissan GT-R NISMO GT3 2018 gjithashtu është modifikuar, ngurtësia është rritur, radiatorët janë ripozicionuar si dhe ftohësit për performancë më të mirë.

Nissan Skyline 2000GT-R i vitit 1973 kthehet në ekskluzivitet, i mundësuar nga motori me 6 cilindra S20. Ai ka disqe në të katër rrotat dhe ishte përpara kohës së tij. U prodhuan vetëm 197 kopje të këtij versioni, i cili tani është i disponueshëm për miliona lojtarë. /Telegrafi/