Site icon Telegrafi

Katër veta u bënë për spital pas grindjes për përshutë

Sherri filloi kur gruaja 50 vjeçare filloi të protestojë pasi që proshuta të cilën ajo e kishte blerë ishte prerë në copa shumë të trasha. Pas këtij sherri filluan edhe grushtet ku morën pjesë dy djemtë dhe bashkëshorti i pesëdhjetëvjeçares në njërën anë ndërsa në shitësi i cili kishte prerë proshutën bashkë me të atin në anën tjetër, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në vendin e incidentit shkoi policia si dhe tri automjete të ndihmës së shpejtë. Shitësi, gruaja e cila bleu proshutën dhe burri i saj u transferuan në spital pas lëndimeve të pësuara, ndërsa më vonë u shtrua në spital edhe babai i shitësit pasi mbeti pa ndjenja pas këtij sherri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version