Site icon Telegrafi

Katër veprime për shputa seksi

Valbona Duga

 

1. LAJINI

Muskujt do të relaksohen, ndërkaq lëkura do të marrë lagështinë e nevojshme në qoftë se shputat i lani me ujë mjaft të ngrohtë. Kur të ftohet uji, shot edhe një herë ujë të ngrohtë. Kënaqu në atë larje 10 deri në 15 min.

2. FËRKOJINI

Për qarkullim të mirë të gjakut dhe për eliminim të lëkurës së vrazhdë, bëju një masazh shputave me ndonjë mjet për “peeling”. Rajonet në lëkurë më të shprehur vrazhdë fërkoji me mjet më të fortë.

3. STIMULOJINI
Maska për shputa? Përse jo? Këpucët e rënda dhe çizmet e femrave shkaktojnë djersitje të shtuar. Njëkohësisht lëkura thahet. Ndihma e shpejtë: maska e rëndomtë për fytyrë për pastrim të thellë dhe për njomje të lëkurës.

4. QETËSOJI

Dhe në fund, qitu pak sprej freskues, pastaj kremin hidrant dhe këmbët tuaja do të jenë të gatshme për vallëzim deri në mëngjes.

Exit mobile version