Një grup prej katër vëllezërish e motrash me një moshë të kombinuar prej më shumë se 383 vjeç është dekoruar me një Rekord Botëror Guinness për jetëgjatësinë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Gerry Bulger, 100-vjeçare nga Greenfield, tha se ishte e emocionuar kur mësoi se ajo dhe vëllezërit e motrat e saj fituan rekordin për moshën më të madhe të kombinuar, dhe do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Bulger do të hyjë në libër me vëllezërit e motrat si Marjorie Gilmartin, 97 vjeçare, Robert Goebel, 95 vjeç dhe Richard Goebel, 93-vjeç.
“Ne të gjithë përfunduam shumë të shëndetshëm”, deklaroi Bulger.
Ginny Bulger Cowan, vajza e Gerry-t tha se anëtarët e familjes së nënës së saj ndihmojnë që njëri-tjetri të ndihet i ri. /Telegrafi/