Katër vajza të reja janë arrestuar pas therjes që ishte fatale për 15-vjeçaren nga Louisiana, që u sulmua brenda një qendre tregtare.
Vajzat e moshës nga 12 deri në 14-vjeçe, ishin përfshirë në rrahje me viktimën që ishte më e vjetër në moshë, ka bërë të ditur zyra e sherifit, transmeton Telegrafi.
Viktima ka ndërruar jetë në një spital lokal, ndërsa një nga të dyshuarat akuzohet për vrasje të shkallës së dytë – e tri të tjera për pjesëmarrje në vrasje të shkallës së dytë.
“Kjo është vrasja e tretë në tre muaj ku përfshihen të rinjtë kryesisht nga mosha 11 deri në 16-vjeç”, ka bërë të ditur drejtori i policisë.
Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale shfaq momentin e sulmit, që ishte fatal për 15-vjeçaren e cila u godit disa herë me thikë. /Telegrafi/