Site icon Telegrafi

Katër vajza angleze sulmojnë të riun në qendër të qytetit, ia ngulin taket e këpucëve derisa humbi vetëdijen (Video, +18)

Një video amatore e cila është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq katër femra të cilat i ngulin taket e këpucëve në trupin e një të riu që qëndronte i shtrirë në tokë.

Pas një nate plotë alkool, vajzat u filmuan duke goditur vazhdimisht me shqelma e grushta, 19-vjeçarin që qëndronte i shtrirë më fytyrë për tokë në sheshin Leicester afër metrosë.

Por, edhe pse punonjësit e metrosë vrapuan dhe u munduan t’i ndalin këto femra që rrihnin brutalisht të riun, ato nuk hiqnin dorë dhe vazhdonin me dhunë.

Si pasojë e goditjeve të forta i riu ka humbur vetëdijen i cili më pas është dërguar me urgjencë në spital. Aty është konstatuar se ka pësuar lëndime trupore në sy dhe disa të prera në fytyrë nga taket e këpucëve.

Ndërkaq katër vajzat e moshës 20-vjeçare janë arrestuar nga policia nën akuzën për sulm fizik. Policia angleze ka njoftuar se dy zyrtarë policor janë lënduar derisa po tentonin t’i arrestonin vajzat. /Telegrafi/

Exit mobile version