Izraeli sulmoi objektiva jo shumë larg Damaskut sot gjersa mbrojtja ajrore siriane veproi dhe rrëzoi një numër të madh raketash mbi periferitë jugore të kryeqytetit, raportuan mediat shtetërore siriane.
Agjencia SANA citoi një burim ushtarak, i cili tha se katër ushtarë sirianë u plagosën në sulme dhe se u shkaktuan dëme materiale.
Banorët e Damaskut thanë se dëgjuan të paktën një shpërthim, raporton haaretz.
Raketat u qëlluan nga drejtimi i Libanit dhe Lartësisë së Golanit, e cila është nën kontrollin e Izraelit.
Izraeli ka goditur vazhdimisht objektet dhe kolonat e armëve të lidhura me Iranin të destinuara për Hezbollahun. /Telegrafi/