Telegrafi

Katër trendet e flokëve që do t’i shihni kudo gjatë vitit 2018 (Foto)

Për t’ju ndihmuar të qëndroni në trend me flokët tuaj, më poshtë ju sjellim ngjyrat dhe frizurat të cilat pothuajse është e garantuar se do t’jua mbushin Instagram-in gjatë muajve në vijim.

Flokët e gjata

Ndoshta jo aq të gjata sa të Beyonce’t, por flokët e gjata të cilat i keni pasur si fëmijë do rikthehen në trend, prandaj bëhuni gati!

Ngjyra e tigrit!

Inspiruar nga guri i Syrit të Tigrit, me kombinimin e ngjyrës kafe dhe asaj të artë, ky trend përfshin ngjyrosjen e flokëve me ngjyrë karamele mbi bazën e zezë.

Biondja e akullt

Për biondet natyrale viti 2018 do të jetë më i lehti! Kjo sepse vajzat me flokë të bardha do të jenë një nga trendet e vitit që po vjen!

Ndarja e flokëve në mes

Në rast se ju kanë ikur, vitet e 90’ta po rikthehen prapë! /Telegrafi/