Për t’ju ndihmuar të qëndroni në trend me flokët tuaj, më poshtë ju sjellim ngjyrat dhe frizurat të cilat pothuajse është e garantuar se do t’jua mbushin Instagram-in gjatë muajve në vijim.
Flokët e gjata
Ndoshta jo aq të gjata sa të Beyonce’t, por flokët e gjata të cilat i keni pasur si fëmijë do rikthehen në trend, prandaj bëhuni gati!
Ngjyra e tigrit!
Inspiruar nga guri i Syrit të Tigrit, me kombinimin e ngjyrës kafe dhe asaj të artë, ky trend përfshin ngjyrosjen e flokëve me ngjyrë karamele mbi bazën e zezë.
Biondja e akullt
Për biondet natyrale viti 2018 do të jetë më i lehti! Kjo sepse vajzat me flokë të bardha do të jenë një nga trendet e vitit që po vjen!
Ndarja e flokëve në mes
Në rast se ju kanë ikur, vitet e 90’ta po rikthehen prapë! /Telegrafi/