Site icon Telegrafi

Katër tipat e meshkujve që kërkojnë vetëm krevatin

Ka nga ata që futen drejt e në temë, disa përgatiten, disa luajnë dhe të tjerë janë të dhunshëm.

Në një studim janë pyetur rreth 4 mijë femra dhe rreth 68 për qind e tyre irritohen nga shumë veprime që bëjnë partnerët e tyre gjatë dhe pas seksit. Po cilat janë gabimet që bëjnë meshkujt në shtrat?

Pas seksit, cigare dhe gjumë

Është tipi që lodhet nga seksi dhe do të flejë menjëherë. E shumta që mund të bëjë është edhe një cigare pas aktit. Është faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit: pas një faze të shkurtër pushimi, e sigurt që do të jetë më në formë se më parë.

I papërmbajtur

Është gjithmonë i eksituar dhe nuk i njeh lojërat paraprake. Nuk është i ëmbël dhe as romantik, vetëm të hyjë direkt në temë. Mund të ndodhë që nëse ul ritmin, rrezikon të humbasë ereksionin. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak drojë. Përpiqu të kontrollosh veprimet e tij dhe të kërkosh të jetë më i kujdesshëm duke ndërruar edhe pozicion.

I dhunshëm

Është tipi që në krevat transformohet dhe humbet kontrollin. Herë-herë, edhe të lëndon nga dhuna. I pëlqen të bëjë seks në këtë mënyrë, sepse eksitohet nga agresiviteti dhe “nënshtrimi” i femrës, por harron se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike.

Gjithmonë të njëjtin pozicion

Mund të jetë i ëmbël dhe i kujdesshëm në shtrat, pasionant dhe i dashur, por është gjithmonë njëlloj dhe nuk merr mundimin të ndryshojë pozicion. Ka një lloj pasigurie që e karakterizon në krevat, ndaj edhe u frikësohet eksperiencave të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version