Një helikopter ushtarak kolumbian me katër pjesëtarë të shërbimit u rrëzua të dielën pasdite.
Si pasojë, kanë gjetur vdekjen të gjithë personat në bord, konfirmoi presidenti Gustavo Petro, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentet kur helikopteri bie nga qielli në zonën Quibdó në Choco.
Oficerët në bord, të cilët më vonë u identifikuan nga lideri i vendit, po kryenin furnizime në zonë kur fluturakja u rrëzua për arsye të panjohura.
Sipas gazetës kolumbiane Vanguardia, helikopteri i Forcave Publike u rrëzua rreth orës 16:00 ndërsa po fluturonte mbi zonën e banimit.
Më pak se një orë e gjysmë më vonë, Presidenti Petro ndau lajmin e vdekjeve dhe emrat e të vrarëve.
Pas përplasjes, Petro urdhëroi autoritetet lokale të vazhdojnë hetimet. /Telegrafi/