Në Denver ka pasur të shtëna me armë zjarri ku kanë mbetur të vrarë katër persona, raportojnë mediat amerikane.
Autoritetet janë në kërkim të një të dyshuari që vrau tre burra dhe një grua në një shtëpi në periferi të Denverit.
Në shtëpi kanë qenë edhe dy fëmijë të vegjël dhe një grua, e cila është partnerja e të dyshuarit, të cilët kanë mbetur të padëmtuar.
Suspect is 21 y/o Joseph Castorena. 5'04, slim build. Unknown what he is wearing today. Note the Lion tattoo on his neck. Suspect is armed and dangerous, call 911 if you see him or know where he is. (photo is from a previous arrest) pic.twitter.com/4JFbqqfdzT
— Aurora Police Dept (@AuroraPD) October 30, 2022
Në fillim të kësaj jave, ndaj të dyshuarit, 21-vjeçarit Joseph Mario Castorena, është lëshuar një masë ndalimi që të mos vinte në shtëpi apo të kontaktonte me partneren e tij.
“Ai është i armatosur dhe dukshëm i rrezikshëm”, njoftoi policia, raporton denverpost.
Kjo e fundit përdori dron për të kërkuar autorin e krimit, por deri më tani nuk ka pasur sukses. /Telegrafi/
Briefing by Chief @DanielJohnOates regarding the early morning homicide where 4 adults were killed on N. Geneva St. https://t.co/h45AtFZqp2
— Aurora Police Dept (@AuroraPD) October 30, 2022