Katër persona humbën jetën kur aeroplani që fluturonte nga Kroacia u rrëzua në Austri.
Aeroplani “Cirrus SR20” u rrëzua të enjten pasdite pranë Lintching në provincën Salzburg të Austrisë, tha policia. Aeroplani ishte nisur nga kryeqyteti kroat, Zagreb, transmeton Telegrafi.
Policia tha se trupat e katër personave u nxorën nga rrënojat, por ende nuk ishin identifikuar. Hetuesit urdhëruan autopsi.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, thuhet në një deklaratë të policisë. /Telegrafi/