Site icon Telegrafi

Katër të vdekur pas përplasjes së një treni dhe një autobusi në Sllovaki – detaje dhe pamje

Katër persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në Sllovaki.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pesë të tjerë u plagosën në aksidentin e ndodhur në qytetin jugor të Nove Zamky.

Motori i trenit ishte në flakë, ndërsa autobusi u dëmtua rëndë në aksident, thanë zyrtarët hekurudhor.

Ai po udhëtonte nga kryeqyteti çek, Praga, për në kryeqytetin hungarez të Budapestit.

Më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e shërbimit të Eurocity kur aksidenti ndodhi pak pas orës 17:00 me orën lokale, tha kompania hekurudhore ZSSK.

Ndërkohë autoritetet e Sllovakisë konfirmuan vdekjet dhe të plagosurit. /Telegrafi/

Exit mobile version