Katër persona kanë gjetur vdekjen të dielën kur dy aeroplanë të vegjël u përplasën në një aeroport Las Vegasit, Nevada, thanë zyrtarët.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy aeroplanë me nga një motor – secili me dy pasagjerë – u përplasën me njëri-tjetrin rreth mesditës në aeroportin e Las Vegas, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
“Informacionet paraprake tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej kur u përplas me Cessna 172”, tha FAA në një deklaratë.
“Nuk kishte të mbijetuar”, tha në një deklaratë Departamenti i Aviacionit të Qarkut Clark.
BREAKING NEWS: Reports are two aircraft collided at North Las Vegas Airport just now 🚨🚨🚨🚨 pic.twitter.com/aDtlvvyDWL
— 702MEMES (@702MemesLV) July 17, 2022
Ndërkohë është thënë se FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë shkakun e përplasjes.
Disa orë pas incidentit fatal, aeroporti mbeti i hapur për trafikun ajror me dy pista të mbyllura deri në mbrëmje për të lejuar reaguesit e parë dhe hetuesit të punojnë në vendin e ngjarjes, tha departamenti i aviacionit. /Telegrafi/