Autoritetet në Pragë, kanë njoftuar se ka arritur në katër numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në qendër të kryeqytetit çek.
Përveç raportimeve fillestare për dy të vdekur, është bërë e ditur se edhe dy gra të tjera kanë vdekur në spital.
Nga zjarri në hotelin, Eurostars David, gjatë ditës së djeshme kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Policia ka thënë se dy të vdekurit ishin një burrë nga Gjermania dhe një grua nga Koreja Jugore.
Ende nuk janë dhënë detajet për viktimat e tjera.
Në mesin e të lënduarve ka persona nga Holanda, Turqia dhe Franca.
Zyrtarët e shpëtimit kanë thënë, se rreth 40 persona janë larguar nga hoteli, i cili është afër Teatrit Kombëtar në Pragë.
Disa zjarrfikës janë lënduar po ashtu për shkak të ambientit të papërshtatshëm në hotel, gjatë procesit të shpëtimit të personave.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.