Telegrafi

Katër të vdekur nga stuhitë e fuqishme në Teksas

Stuhitë kanë vrarë katër njerëz dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike gati në një milion shtëpi dhe biznese në juglindje të Teksasit, SHBA.

“Kemi stuhi me erëra shpejtësia e të cilave shkon deri në 160 km/h dhe dëme të konsiderueshme në qendër të qytetit”, tha kryetari i bashkisë së Houston, John Whitmire.

Siç raportohet, dy vdekje kanë ndodhur nga pemët e rrëzuara dhe një tjetër nga një vinç.

E stuhia tani me sa duket është zhvendosur në Luizianën fqinje ku paralajmërohet për përmbytje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në Houston banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda.

“Qëndroni në shtëpi, mos shkoni në punë. Kujdesuni për fëmijët tuaj”, iu drejtua Whitmire popullatës.

Bëhet e ditur se gati një milion njerëz kanë mbetur edhe pa energji elektrike, me shumicën e ndërprerjeve në qarkun Harris.

Ndryshe, muajin e kaluar një stuhi tjetër vdekjeprurëse përfshiu qytetin ku tornado vrau një dhe plagosi 10 të tjerë. /Telegrafi/