Site icon Telegrafi

Katër të vdekur nga stuhia e tmerrshme që përfshiu jugun e Shteteve të Bashkuara

Autoritetet thonë se të paktën katër njerëz kanë vdekur derisa stuhia e fuqishme përfshiu jugun e Shteteve të Bashkuara duke sjellë erëra të mëdha dhe shi jo të fortë.

Zjarrfikësit gjetën kufomat e një çifti të moshuar të shtunën pranë rimorkios së tyre të rrënuar. Erërat ishin aq të forta sa shtëpia u zhvendos 200 metra nga themelet e tyre, transmeton Telegrafi.

Arkansas, Oklahoma dhe Texas të shtunën në mëngjes ishin të po thuajse të shkatërruar nga stuhitë një natë më parë.

Një person vdiq të premten mbrëma në Teksas. Për më tepër, rrufeja nga moti i stuhishëm i së premtes dyshohet se shkaktoi dy zjarre në disa shtëpi në qytetin e Teksasit.

Shtëpitë u dëmtuan ose u shkatërruan në Misuri, Oklahoma dhe Arkansas të Premten, por nuk u raportua për lëndime.

Stuhia bëri që të anulohen rreth 1.000 fluturime të shtunën në dy aeroportet kryesore të Çikagos. /Telegrafi/

Exit mobile version