Telegrafi

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Francë

​Një helikopter i xhandarmërisë franceze u rrëzua dje në pjesën jugperëndimore të Francës, në vargun malor të Pirenejve, ku katër ushtarakë në bord u vranë, bëhet e ditur nga një burim lokal.

”Aksidenti u regjistrua pak para mesditës, gjatë një misioni stërvitor në këtë rajon malor”, sipas një zyrtari të lartë të xhandarmërisë në rajon.

”Mjeti ka goditur një shpat mali për arsye ende të panjohura”, saktësoi ky burim, që konfirmoi edhe vdekjen e katër personave.