Site icon Telegrafi

Katër të vdekur nga përplasja mes një helikopteri dhe një aeroplani

Katër persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një helikopteri dhe një aeroplani turistik, në juglindje të Anglisë.

“Aksidenti ndodhi në mesditë dhe ka përfshirë një “Cessna 152″ dhe një helikopter me nga dy persona në bord secili”, deklaroi Rebecca Mears, shefe e policisë së Thames Valley.

Ajo nuk dha detaje për viktimat dhe shkakun e aksidentit, ku theksoi se ishte herët për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që ndodhi rreth 30 kilometra nga një aerodrom.

“Prioriteti ynë është të lidhemi me të afërmit e viktimave, t’i informojmë dhe t’i mbështesim me oficerë të specializuar, ndërsa vazhdojmë hetimin në vendngjarje”, theksoi ajo.

Hetimi u ndërmor nga policia dhe zyra hetimore britanike për aksidentet ajrore “Air Accidents Investigation Branch” (AAIB).

Exit mobile version