Telegrafi

Katër të vdekur nga një zjarr në Mal të Zi – mediat sjellin detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Në një zjarr që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tivar të Malit të Zi kanë humbur jetën katër persona.

Si pasojë, dy fëmijë, një vajzë nëntëmbëdhjetë vjeçare dhe një grua e moshuar kanë humbur jetën nga zjarri, shkak i të cilit supozohet se ka qenë një sobë me dru.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga zjarri kanë humbur jetën dy fëmijë, një vajzë dhe një i moshuar, kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë e këtij vendi.

Siç bëhet e ditur më tej, zjarri ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në një objekt ku jetojnë romë.

Zjarri përfshiu disa objekte.

“Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një ekip i zjarrfikësve të Tivarit me disa automjete dhe gjatë aksionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/