Katër persona janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur pas sulmit me thikë të një burri në Illinois, SHBA.
Bëhet e ditur se viktimat përfshijnë një vajzë 15 vjeçare, një grua 63 vjeçare, një burrë 49 vjeçar dhe një tjetër 22 vjeçar, ndërsa njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetë.
Edhe pse policia po merret me rastin, motivi i sulmit ende mbetet i paqartë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Udhëheqësja e policisë së Rockford, Carla Redd, tha se jo të gjitha viktimat janë therur me thikë, por asnjë nuk ka pësuar plagë nga armë zjarri.
Ndryshe, i pikëlluar nga rasti është shprehur edhe kryebashkiaku i qytetit, Tom McNamara.
Ai tha se zemra e tij “po thyhet për ata që kanë humbur jetën, familjet e tyre dhe komunitetin”.
“Kjo është padyshim një goditje e madhe për të gjithë ne. Megjithatë, në Rockford ne rrëzohemi, ndonjëherë shumë, por gjithmonë kthehemi më të fortë”, shtoi kryebashkiaku. /Telegrafi/