Site icon Telegrafi

Katër të vdekur nga coronavirusi dhe 84 raste pozitive në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version