Telegrafi

Katër të vdekur nga coronavirusi dhe 717 raste pozitive në 24 orë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/