(E Plotësuar) – Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve reuters se punonjësit brenda ndërtesës TUSAS pasi u liruan u dërguan në një strehimore të sigurt.
Askush nuk u lejua të largohej “për ca kohë”, thanë ata, shkruan skynews.
Turkish Media reports that Two of the Terrorists have now been Neutralized while another is believed to be holding Hostages within the Building.
— OSINTdefender (@sentdefender) October 23, 2024
Pesë të vdekur në sulmin terrorist në Turqi: Dy sulmues të vrarë, një raportohet se po i mban peng punëtorët e uzinës
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS.
Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në objektet e kompanisë ajrore turke në Ankara.
Mediat turke tani raportojnë se dy terroristë janë neutralizuar, ndërsa njëri dyshohet se po mban pengje brenda ndërtesës së linjës ajrore shtetërore turke.
More Footage showing the Terrorists who carried out today’s Bombing and Shooting Attack on the Headquarters of the Turkish Aerospace Industries in Ankara, Turkey. pic.twitter.com/aGwXsdf1XG
— OSINTdefender (@sentdefender) October 23, 2024
Situata mbetet e tensionuar dhe forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë.
Kreu i provincës Kahramankazan, Selim Çırpanoglu, deklaroi se forcat e sigurisë po bëjnë gjithçka për të siguruar lirimin e pengjeve dhe stabilizimin e situatës.
Ky sulm është një goditje e rëndë për sigurinë turke. Hetimi është në vazhdim dhe i gjithë kompleksi industrial është ende nën rrethimin e forcave të sigurisë. /Telegrafi/