Të paktën katër persona kanë gjetur vdekjen dhe qindra janë plagosur pasi një pjesë e ‘tribunës’ u shemb gjatë një ndeshjeje me dema në Kolumbinë qendrore, raportojnë mediat lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara tregojnë tribunën prej druri të mbushur me spektatorë duke u rrëzuar në një stadium në komunën El Espinal, departamenti Tolima.
Dhe njerëzit shihen duke ikur në panik.
Incidenti i së dielës ndodhi gjatë një ngjarjeje tradicionale “corraleja”, kur anëtarët e publikut inkurajohen të hyjnë në ring për të angazhuar demat.
Siç thuhet më tej, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.
Veç kësaj, një dem është arratisur nga stadiumi dhe ka shkaktuar panik në bashki.
@NoticiasCaracol @NoticiasUno @MONYRODRIGUEZOF Esto acaba de pasar en el Espinal – Tolima, hay varios heridos. pic.twitter.com/LFMMZteDiT
— Michael Ortiz Saiz 🇵🇹 (@michael_032) June 26, 2022
Këshilltari lokal Iván Ferney Rojas tha se spitali i qytetit dhe shërbimet e ambulancës nuk ishin në gjendje të përballonin numrin e të plagosurve, raporton gazeta El Tiempo.
“Ne kemi nevojë për mbështetje nga ambulancat dhe spitalet fqinje, shumë njerëz janë ende të pambikëqyrur”, citohet të ketë thënë Rojas. /Telegrafi/