Katër persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pas rrëzimit të një aeroplani L-410 në rajonin Irkutsk, tha shërbimi për shtyp i qeverisë rajonale të hënën.
“Janë 11 persona në spital, tre janë në gjendje kritike në departamentin e kujdesit intensiv, tre janë në gjendje të rëndë, pjesa tjetër janë në gjendje të moderuar. Një pacient ka shkuar në shtëpi”, ka thënë shërbimi për shtyp, përcjell Telegrafi.
Bordi mjekësor ajror me ministrin rajonal të shëndetësisë Yakov Sandakov dhe një ekip mjekësh zbarkuan në fshatin e afërt të Kazachinskoye.
СК показал кадры с обломками самолета, упавшего под Иркутскомhttps://t.co/HNpIvh9SuV pic.twitter.com/zlGplc7DYu
— РИА Новости (@rianru) September 13, 2021
Siç bëhet e ditur, rrëzimi i aeroplanit ndodhi katër kilometra nga destinacioni i tij, vendbanimi Kazachinskoye, të dielën në mbrëmje.
Në bord ishin 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Komiteti Hetues i Rusisë hapi një çështje penale me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë ajrore. /Telegrafi/