Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë u shemb në një plazh në Majorka të Spanjës.
Bëhet e ditur se shtatë prej të plagosurve nga shembja e lokalit Medusa janë në gjendje shumë të rëndë.
Siç raportohet, zjarrfikësit janë parë duke u larguar nga ndërtesa me barela ndërsa ambulancat pritnin jashtë.
Policia lokale ka njoftuar se rasti është nën hetime.
Edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se ai po e monitoronte nga afër situatën dhe qeveria e tij do të jetë e gatshme të vendosë “të gjitha mjetet dhe personelin” në ndihmë.
“Dua të dërgoj ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha Sanchez.
Ndërkohë, presidentja e ishujve Balearik ku bën pjesë edhe Majorka, Marga Prohens, tha se ishte “tronditur” kur dëgjoi për shembjen.
“Gjithë përzemërsinë dhe ngrohtësinë time për familjet e katër personave që humbën jetën në këtë incident tragjik dhe u uroj shërim të gjithë të lënduarve”, tha Prohens.